Presidenti Donald Trump beson se Shtetet e Bashkuara e ‘gia’ e ka humbur luftën tregtare me Kinën.
“Kur je thuajse 500 miliardë dollarë poshtë, nuk mund të humbësh!” shkroi ai në Tëitter të Mërkurën në mëngjes.
Trump ka mohuar se Shtetet e Bashkuara po bën luftë tregtare me Kinën.
“Ne nuk jemi në luftë tregtare me Kinën, kjo luftë ka humbur disa vite më parë nga budallenjtë, ose mos-kompetentët që përfaqësonin Shtetet e Bashkuara”, shkroi ai.
Shënimi i presidentit erdhi pasi Kina njoftoi vendimin e saj për të shtuar 25 për qind tarifa mbi importin e 106 produkteve amerikane.
“Tani ne kemi një deficit tregtar prej 500 miliardë dollarë në vit, me një vjedhje të pronës intelektuale një tjetër 300 miliardë dollarë”, tha ai.
“Ne nuk m,und ta lëmë këtë që të vazhdojë”, tha.
Veritas.com.al/