Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe Mbretëresha Elizabeth II u bashkuan me 300 veteranë në bregun jugor të Anglisë ditën e Mërkurë për të përkujtuar 75 vjetorin e D-Day, një nga momentet më heroike të Luftës së Dytë Botërore.

Liderët e tjerë botërorë do t’u bashkohen në Portsmouth për ngjarjen kombëtare Britanike në nderim të Aleatëve  rreth Kanalit të pushtuar në plazhet e Normandisë të Francës.

Kjo mbetet një nga sulmet më të mëdha amfibe në histori, ku humbën jetën rreth 4, 400 trupa brenda një dite.

Trump, Mbretëresha dhe kryeministre e Britanisë, Theresa May do të takohen me kryeministrin kanadez Justin Trudeau, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane Angela Merkel për një event me veteranët, më i riu prej të cilëve është tani mbi të 90at.

Ky do të jetë edhe momenti i fundit i vizitës shtetërore tre- ditore të Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar.

Veritas.com.al/