Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka denoncuar zhvendosjen e statujave “të bukura të Konfederatës. Presidenti e bëri deklaratën e tij mes debateve të nxehta mbi marrëdhëniet e racave në Shtetet e Bashkuara.

“Sa trishtuese të shikosh historinë dhe kulturën e vendit tonë të madh që hidhet poshtë me zhvendosjen e statujave dhe monumenteve tona të bukura”- shkroi presidenti në Twitter.

“Nuk mund ta ndryshosh historinë, por mund të mësosh prej saj”- vazhdoi ai.

Zoti Trump nuk u ndal as në mbrojtje të organizatorëve të protestave të supermacistëve të bardhë dhe as në palën tjetër.

Veritas.com.al/