“78% e territorit është tashmë i pushtuar nga Rusia. Mund të negociojnë diçka më vonë,” tha presidenti amerikan lidhur me Donetskun.
Kjo deklaratë e presidentit amerikan hedh poshtë lajmin e Washington Post, megjithatë e lë të hapur idenë se Donetsku mund të bëhet objekt diskutimi në të ardhmen.
Ndërkohë, Kievi ka reaguar ashpër, duke ritheksuar se nuk do të pranojë kurrë legjitimizimin e agresionit rus dhe ka kërkuar nga aleatët perëndimorë një qëndrim më të prerë ndaj qëllimeve të Kremlinit. Në prapaskenë, duket se diplomacia amerikane ka filluar të lëkundet mes ruajtjes së një balanci të paqartë dhe kërkesës për një përfundim të shpejtë të luftës.
Ndërkohë, një samit tjetër po përgatitet në Budapest mes Trump-it dhe Putin-it, me ndërmjetësimin e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio. Ndërkohë, Bashkimi Europian po përgatit sanksione të reja ndaj asaj që cilësohet si “flota fantazmë” e naftës ruse, që vazhdon të shmangë kufizimet ndërkombëtare.
Lufta në Ukrainë duket larg përfundimit, por pozicionet ndërkombëtare po evoluojnë në mënyrë të ndjeshme. Ndërsa Kievi përballet me sfida të mëdha ushtarake dhe diplomatike, presioni për të pranuar realitetin e ri në terren po vjen edhe nga aleatët më të afërt.
Komente