Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka çmuar vendimin e Gjykatës Supreme që mbështet vendimin e tij për ndalimin e udhëtimit të disa shtetasve të shtatë vendeve me shumicë Myslimane.
Gjykatat e shkallës së ulët e konsideruan ndalimin si ‘antikushtetues’ , por Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara e ktheu vendimin me maxhorancë 5 vota pro dhe 4 kundër.
Në takimin në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar mbi propozimin e zotit Trump mbi murin kufitar, ai e quajti vendimin “një sukses madhështor”.
Rikthimi i vendimit është vlerësuar edhe si një fitore për administratën e Trump.
Procesi ndalon shumicën e njerëzve nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.
Trump tha se vendimi i Gjykatës Supreme është një “fitore e madhe” për kombin dhe konstitucionin.
” Ne duhet të jemi të rreptë, të fortë dhe duhet të jemi të sigurt”, tha presidenti Republikan ditën e Martë, gjatë takimit me ligjvënës.
” Vendimi tregoi se sulmet nga media dhe nga politikanët demokrat ishin të gabuara, dhe doli se vërtet ishin shumë të gabuara”, shtoi ai.
Ai tha se “Nëse shikoni Bashkimin Europian, ata po takohen tani për të forcuar politikat mbi emigracionin me të cilat kanë ecur”.
“Dhe vëllazërisht, disa nga këto vende nuk janë më të njëjtat vende që kanë qenë”, tha Trump.
Veritas.com.al/