President Donald Trump i përgjigjet dhunës në  Charlottesville, Virginia pasi majtistët e  Antifa sulmuan nacionalistët e bardhë. Dje shpërthyen protesta të nacionalsiuëtve të bardhë mbi zhvendsojen e busrir të heroiit të tyre të Luftës Civile. Zyrtarët kishin shpallur më parë gjendjen e emergjencës.

Antiprotesta e majtistëve shkaktoi dhunë dhe tre viktima.

“Ne denojmë në termat më të fuqishëm të mundhsëm këtë urrejtje skandaloze, fanatizëm dhe dhunë nga disa anë, në çdo anë që të jetë” theksoi ai.

Trump e përshkroi protestat e Charlottesville si” të tmerrshme” dhe ” shumë shumë trishtuese”.

“Kjo po ndodh prej shumë kohësh” tha ai duke iu referuar protestave të dhunshme.

“Kjo nuk ka më vend në Amerikë”, tha ai.

Trump falenderoi organet e zbatimit të ligjit në përpjekjet e tyre për të rivendosur paqen në qytet.

” Mbi të gjitha, ne duhet të kujtojmë këtë të vërtetë, s’ka rëndësi ngjyra, kredoja, besimi ose partia politike; ne jemi të gjithë Amerikanë”- tha presidenti Trump.

Veritas.com.al/