Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vizituar Kaliforninë për të këqyrur zjarret vdekjeprurëse dhe më shkatërrimtar në historinë e shtetit.

Zjarri që ka rënë në veri të Kalifornisë ka vrarë të paktën 76 persona.

Më shumë se 1,200 persona raportohen të humbur, por zyrtarët thonë se shifrat mund të vijnë duke u rritur.

Në qytetin e shkatërruar, Paradise, zoti Trump e përshkroi skenën aq ‘dëshpëruese”, dhe përsëriti debatin e tij se menaxhimi i pyjeve është fajtori

“Ne na duhet të menaxhojmë mirëmbajtjen dhe ne do të punojmë me grupet e ambientit. Unë mendoj se kushdo po e shikon këtë”, tha ai.

Veritas.com.al/