Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka hyrë në kontradiktë me këshilltarin e  tij të Sigurisë Kombëtare, i cili ka dhënë si zgjidhje për çarmatimin e Koresë së Veriut variantin e përdorur në Libi, dhe e ka quajtur “Modeli Libian”.

Sugjerimi i bërë nga John Bolton e inatosi Korenë e Veriut, e cila ka kërcënuar që të dalë nga samiti me Donald Trump në fillim t  muajit qershor.

Zoti Trump tha se akoma beson se samiti do të mbahet.

Në vitin 2003, lideri Libian Muammar Gaddafi ra dakord për të hequr dorë nga programi bërthamor në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.

Megjithatë, ai u vra pak vite më vonë nga rebelët e mbështetur nga perëndimorët. Ky krahasim duket se ka alarmuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Veritas.com.al/