Presidenti Donald J. Trump, në fjalimin e tij mbajtur sot në Poloni, ka thënë se Perëndimi ballafaqohet me sfida ekzistenciale që ”të mbrojë qytetërimin”, “kufijtë” dhe “besimin” , duke e përshëndetur Poloninë si një shembull të kombeve që janë gati të mbrojnë veten dhe vlerat. Zoti Trump iu drejtua popullit Pkal me një fjalim të shkurtër ditën e enjte.
“Ne duhet të punojmë së bashku për të përballura forcat që kërcënojnë të minojnë vlerat tona dhe të fshijnë lidhjet me kulturën, besimin, dhe traditat”, tha ai duke rrokur temën e tij pikë referim në fjalim, duke paralajmëruar kërcënim si nga brenda edhe nga jahstë.
Duke folur në sheshin Krasinski, para mo=numentit simbolik të Revoltës së Varshavës në vitin 1944- përpjekjet më të mëdha nga çdo lëvizje tjetër rezistence kundër Nazizmit gjatë Luftës së Dytë botërore, ai vazhdoi:
“Të ndodhur para eksperiencës së Polakëve dhe asaj çfarë na kujton ao- mbrojtja e Perëndimit , në fund të fundit jo vetëm fle në mendjen tonë, por gjithashtu mbizotëron në vullnetin e popullit.Çështja themelore për ne është Perëndimi do të mbijetojë”.
“A kemi ne besim në vlerat tona që t’i mbrojmë me çdo çmim? A kemi ne respekt të mjaftueshëm për qytetarët tanë që të mbrojmë kufijtë tanë? A kemi kurajë që të shpëtojmë qyettërimin tonë përballë atyre që mund ta shkatërrojnë atë?”- shtroi pyetjë zoti Trump.
Përmes thirrjeve të fuqishme “Donald Trump! Donald Trump!”, ai u përgjigj: “Liria dhe qytetërimi ynë varen në këto lidhje me historinë, kulturënë dhe kujtesën… Ashti siç Polonia nuk mund të thyhet, unë deklaroj për Botën që të dëgjojë, se Perëndimi kurrën e kurrës nuk do të thyhet dhe vlerat tona do të mbizotërojnë, popujt tanë do të harlisen dhe qytetërimi ynë do të triumfojë”.
“Le të luftojmë si Polakët. Për familje, për liri, për atdhe, për Zot. Zoti e bekoftë popullin Polak, Zoti e bekoftë aleancën tonë dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, përfundoi zoti Trump.
Veritas.com.al/