Agjencia BBC raporton se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv, që shfuqizon rregullat e periudhës Obama për frenimin e ngrohjes globale.

Trump ka thënë se urdhri do t’i sjellë fundin “luftës ndaj karbonit” dhe “rregullave që zhdukin vendet e punës”, raporton BBC.

Urdhri Ekzekutiv për Pavarësi Energjetike, i presidentit Trump pezullon gjysmën e masave të ndërmarra nga paraardhësi i tij, Barack Obama, dhe favorizon karburantet e fosileve.

Grupet e biznesit e kanë lavdëruar administratën Trump për veprimin e ndërmarrë, por jo aktivistët mjedisorë.

/Veritas.com.al/