Të martën, ‘Tucker Carlson Tonight’ në televizionin Fox News, transmetoi intervistën me Presidentin Trump që ndodhi pak pas debatit të samitit Trump-Putin në Helsinki të hënën. Në këtë pikë, Trump kishte dëgjuar disa reagime nga konferenca e tij për shtyp pas samitit, gjatë së cilës ai u pozicionua me Vladimir Putinin në vend të komunitetit të tij të inteligjencës, kur erdhi puna në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe donte të bënte një gjë te qartë.

“Unë nuk jam pro-Rusisë, pro-askujt”, tha Trump”.

“Dua vetëm që ky vend të jetë i sigurt.”

Pavarësisht nga pretendimi i tij, Trump ka akumuluar më shumë lavdërime mbi kombin autokratik, ndërsa në të njëjtën kohë ka sulmuar një prej aleatëve tanë. “Epo, është diçka e pabesueshme, sepse nëse shikoni në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore, ishte Gjermania. Dhe në Luftën e Dytë Botërore, Rusia humbi 50 milionë njerëz dhe na ndihmoi të fitonim luftën. Dhe po thosha me vete ditën tjetër. Unë thashë, “E di, Rusia na ka ndihmuar vërtet”.

Vlerësimi i Trump për atë që bëri Rusia për të ndihmuar aleatët të fitojnë Luftën e Dytë Botërore ishte paksa ndryshe. Ndonëse numri i saktë është kontestuar, numri i rusëve të vrarë në konflikt është përafërsisht gjysma e asaj që pretendoi Trump, Rusia dhe Amerika po luftonin në fronte të ndryshme.

Por, pavarësisht nga pasaktësitë e shumta të Trump, ai ka të drejtë për një gjë: Amerika dhe Rusia janë pothuajse fuqitë më të mëdha bërthamore në botë. Dhe kjo është arsyeja pse ai thotë se duhet të biem dakord.

“Të shkosh dakord me Rusinë, dhe jo vetëm për ketë arsye, është një gjë e mirë, jo një gjë e keqe,” tha Trump.

Vlen të theksohet se kjo intervistë ka gjasa të ketë ndodhur përpara se Trump të ishte në dijeni të shkallës së reagimit që ai kishte marrë. Të martën, Trump ju kthye disa nga komenteve te tij pro-Rusisë të konferencës për shtyp. Ai pretendoi se ai gaboi kur tha: “Unë nuk shoh ndonjë arsye për të cilën do të ishte” Rusia që ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016. Trump thotë se ajo që ai donte të thoshte ishte se ai nuk shihte ndonjë arsye për te cilën “nuk do të ishte” Rusia.

Veritas.com.al/