(FOTO: Kellyanne Conway- zëdhënëse e presidentit të zgjedhur- Trump)/
Sot, e martë, në mëngjes, në programin televiziv “Morning Joe” në MSNBC’s , zëdhënësja e Donald Trump, Kellyanne Conway, konfirmoi se administrata që po vjen e Donald Trump nuk ka asnjë raport që të thotë se do ta vazhdojë akuzën kundër oponentes së tij në fushatën e zgjedhjeve, Hillary Clinton, mbi përdorimin nga ana e saj e një serveri privat për email-et e klasifikuara të Departamentit të Shtetit.
Sipas Conway, Clinton akoma ndodhet para një sfide për rindërtimin e imazhit të saj të dëmtuar gjatë përplasjes në fushatën presidenciale.
“Mendoj se kur Presidenti i zgjedhur, i cili është edhe kreu i partisë tënde, të thotë para se të inaugurohet se nuk dëshiron që të vazhdojë me akuzën , kjo të jep një mesazh të fortë, një ton të fortë dhe një përmbajtje për anëtarët”, tha Conway.
“Dhe unë mendoj se Hillary Clinton akoma ka për tu përballur me faktin se shumica e amerikanëve nuk e shikojnë më si të ndershme dhe të besueshme. Por në qoftë se Donald Trump mund ta ndihmojë që të shërohet, atëherë kjo do të jetë, ndoshta një gjë e mirë. Shiko, unë them se ai po mendon gjëra shumë të ndryshme, teksa po përgatitet të bëhet president i Shteteve të Bashkuara; dhe gjërat që tingëllojnë si në fushatë elektorale- këto nuk janë më mes nesh”, tha zëdhënësja e Trump.
/Veritas.com.al/