( FOTO: Mike Pompeo)
Përveç postit të Prokurorit të Përgjithshëm, që iu ofrua Senatorit Jeff Session, të Alabama; po sot presidenti i zgjedhur Donald Trump ka ofruar postin e Drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencies për Republikanin Mike Pompeo. Sipas NBC News, zoti Pompeo e ka pranuar postin e ofruar.
Mike Pompeo ka shërbyer tre mandate si përfaqësues i Republikanëve dhe është anëtar i Lëvizjes Tea- Party brenda republikanëve.
Fillimisht, Pompeo premtoi mbështetje për nominimin e zotit Marko Rubio përballë Trump.
Një ditë më parë, Trump zaktoi Michael Flynn në rolin e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare.
“USA Today” raportoi se zoti Sessions ka funksionuar deri tani si këshilltar në ekipin tranzitor në administratën Trump.
Sipas raportimeve, ekipi i ri i tranzicionit ka kontaktuar edhe me Departamentin e Drejtësisë, të Enjten, dhe ka filluar procesin e ndryshimit të komandës, e cila do të përfundojë me inaugurimin e Trump-it me 20 Janar.
/Veritas.com.al/