Trump ka bërë komente mbi shpalljen fajtor të ish- avokatit të tij, Michael Cohen dhe paralajmëron se kjo mund të shkaktojë përplasje ekonomike.

Donald Trump ka pohuar se bashkëpunimi me qeverinë në çështje kriminale në këmbim të uljes së dënimit “më së pakti duket se është e paligjshme”, teksa ka paralajmëruar se akuzat ndaj tij mund të shkaktojnë një përplasje ekonomike.

Në një intervistë me kanalin televiziv konservativ “Fox News”, Trump ka komentuar mbi ish- avokatin e tij Michael Cohen dhe kërkesën për ta shpallur fajtor në Gjykatën federale në New York ditën e  Martë, duke implikuar edhe presidentin në krimet e tij. Ai lëshoi një sinjal paralajmërues rreth çdo përpjekjeje të bërë nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara për të larguar Trump nga Shtëpia e Bardhë.

“Nëse marr ndonjë akuzë kriminale, unë mendoj se tregu do të pësojë përplasje; mendoj se të gjithë do të bien në varfëri”, duke shtuar se Amerikanët mund të shikojnë shifra ekonomike” që kurrë nuk mund t’i besojnë ndryshe”.

Në stilin e tij karakteristik të papërmbajtur, ai gjithashtu vuri në pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë.

“Unë nuk kuptoj se si mund të akuzoni një njeri që po bën punë të mëdha”, ka thënë ai.

Veritas.com.al/