Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka paralajmëruar se politikat e tij do të përmbysen ‘dhunshëm’ në qoftë se Demokratët do të fitonin zgjedhjet mid- term të Nëntorit.
Ai iu tha liderëve Evangjelistë se vota është një “referendum” mbi lirinë e fjalës dhe të besimit; dhe se këto janë të kërcënuara nga “njerëz të dhunshëm”.
Ai bëri apel ndaj grupeve kristiane konservatore, duke iu thënë se ishin vetëm një votë larg “humbjes së gjithçkaje”.
Zgjedhjet në mes të mandatit janë vlerësuar gjerësisht si një provë’ e popullaritetit të presidencës.
Veritas.com.al/