
Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi Izraelin përmes një postimi në Truth Social që të mos kryejë më sulme ajrore në Iran.
“Izrael. Mos i lëshoni bombat. Nëse e bëni është shkelje e madhe. Ktheni pilotët në shtëpi tani!”, shkroi Trump, raporton A2 CNN.
Paralajmërimi vjen pas arritjes së marrëveshjes së armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, që hyri në fuqi në orët e para të mëngjesit. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA dhe Katari.
Çfarë po ndodh?
• Disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se një armëpushim ishte “në fuqi”, Izraeli akuzoi Iranin për shkelje të kushteve të marrëveshjes ditën e martë dhe u zotua se do të ndërmarrë sulme të reja ndaj Teheranit. Irani i mohoi akuzat.
• Trump e shpalli armëpushimin të hënën në mbrëmje, duke thënë se do të zbatohej me faza, fillimisht me ndalimin e sulmeve të Iranit ndaj Izraelit, e më pas, 12 orë më vonë, me ndalimin e sulmeve izraelite ndaj Iranit. Por koha e saktë e këtyre veprimeve mbeti e paqartë.
• Ndërkohë, vendimi i presidentit amerikan për të ndërmarrë sulme ajrore ndaj Iranit gjatë fundjavës është përgjithësisht jopopullor mes amerikanëve, sipas një sondazhi të ri të realizuar nga CNN në bashkëpunim me SSRS, pas sulmeve.
Komente