Presidenti Donald Trump thotë se i ashtuquajturi ” model Libian” për çarmatimin bërthamor nuk do të përsëritet në Korenë e Veriut.

Në vitin 2003, lideri Libian Muammar Gaddafi u pajtua për t’i dhënë fund programit të tij bërthamor por u vra nga rebelët e mbështetur nga Perëndimi pas pak vitesh.

Sugjerimi, i cili është paraqitur nga këshilltari i sigurisë kombëtare, John Bolton, shkaktoi alarm në Korenë e Veriut.

Zoti Trump tha se ai akoma mendon se samiti me Korenë e Veriut do të zhvillohet.

Koreja e Veriut paralajmëroi të Mërkurën se mund të mos marrë pjesë në bisedime, e caktuar për t’u zhvilluar në 12 Qershor në Singapor.

Veritas.com.al/