Shkruan: “The Guarian”/

Donald Trump ka lëshuar një sulm të paprecedent mbi qeverinë e Angela Merkel, duke shkruar në Twitter se “ populli i Gjermanisë po kthehet kundër lidershipit të vet ndërsa emigracioni ka tronditur koalicionin e brishtë në Berlin”.

Ndërsa presidenti i Shteteve të Bashkuara ka qenë vazhdimisht kritik ndaj furnizimeve me eksport gjerman dhe ka mbrojtur shpenzimet, ai ka qenë i përmbajtur ndaj kritikave të hapëta të politikave të emigracionit në vend,  që nga dita kur mori postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara në 2017.

Në Nëntor 2014, gjatë fushatës presidenciale, Trump e quajti ‘çmenduri” vendimin e Merkel për të mbajtur hapur kufijt e shtetit ndaj refugjatëve sirianë në verën e vitit 2015.

Në postimin e fundit në Twitter ai gjithashtu tha se ”krimi në Gjermani është në rritje”.

Në Maj, ministri i brendshëm i Gjermanisë shënoi shifrën rekord më të ulët që nga viti 1992.

“Gabim shumë i madh mbi Europën që u lejuan miliona njerëz që kanë ndryshime të mëdha në kulturën e forcës dhe të dhunës”, shtoi ai.

Veritas.com.al/

Image