Donald Trump ka pranuar se do ta mbyllë qeverinë nëse vetëm duke ndërtuar murin gjatë kufirit me Meksikën.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara iu tha reportefrëve në një manifestim në Phoenix, Arizona nën okëelon ” Make America Great Again” se Demokratët në opozitë po sillen si “obstruksionistë”.

Gjatë fjalimit prej 80 minutash, ai gjithashtu u ndal te media, duke e  fajësuar atë se i ka dhënë një ‘pltaformë’ grupeve të djathta ekstreme.

Zoti Trump gjithashtu tha se mendon se “ndoshta do të ndërpresë Nafta”, një marëbeshje me Meksikën dhe Kanadanë.

Mbi Korenë e Veriut, presidenti shprehu nota shprese rreth mundësisë së uljes së tensioneve mbi raketat dhe programit bërthamor të Phenianit.

Duke iu referuar liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, zoti Trump tha: “Unë e respektoj faktin që ai po fillon të na respektojë ne”.

“Dhe ndodhta- mundet edhe jo, por ndoshta- diçka pozitive mund të ndodhë”- shtoi ai.

Veritas.com.al/