Gjithnjë e më shumë amerikanë do të votonin sërish për presidentin Donald Trump, duke i dhënë atij një mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 2020

Janë gjithnjë e më shumë Amerikanë të bindur se presidenti aktual Donald Trump mund të fitojë përsëri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2020 duke fituar një mandat të dytë

Sondazhi i kryer nga Ssrs për llogari të CNN është i qartë: presidenti aktual mund të mbulojë rolin e tij për herë të dytë pas zgjedhjeve të vitit 2020. 46% janë të bindur se Trump do t’ja dalë, ndërsa 47% tjetër janë të bindur se ai nuk mund tja arrijë . Marsin e kaluar, kur është bëre i njëjti sondazh, një pjesë e madhe e qytetarëve mendonin se nuk ishte e mundur të rizgjidhej përsëri. Në fakt, 54% mendonin se presidenti aktual nuk do t’ja dilte kurrë më. Gjëja interesante, bën te ditur Ssrs, është se të gjithë votuesit mendojnë në të njëjtën mënyrë. Një konfirmim i dytë për Shtëpinë e Bardhë vjen nga opinioni i të gjithë votuesve të të gjitha forcave politike.

Për të sfiduar republikanin në garë do të jetë, nga ana e demokratëve, emri i Joe Biden. 33% e votuesve mendojnë se ky do të jetë pikërisht ky emri që do të dalë në vitin 2020.

Veritas.com.al/