Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ridubluar sulmin e tij mbi katër gra kongresmene duke i akuzuar se ‘e urrejnë vendin tonë’
‘Në qoftë se nuk jeni të lumtura, në qoftë se vetëm ankoheni gjatë gjithë kohës, atëherë largohuni andej nga keni ardhur’, tha ai në një konferencë mbi urrejtjen jashtë Shtëpisë së Bardhë.
Ditën e diele, zoti Trump u bëri thirrje grave, të cilat janë etnikisht me prejardhje të ndryshme, që ‘të ktehehn nga kanë ardhur’
Ai është gjërësisht i akuzuar për racizëm dhe ksenofobi, gjë që ai e mohon.
Zoti Trump fillimisht shpërndau sulmin në twitter ditën e diele, ku ai tha se gratë “ për nga origjina vijnë nga vende ku qeveritë e tyre janë plotësisht dhe totalisht katastrofë’.
Ai nuk i përmendi gratë emër për emër në mënyrë eksplicide, por në kontekst ai bëri lidhje të qartë.
Të katra, lindur në Shtetet e Bashkuara, Alexandria Ocasio-Cortez, Rashida Tlaib dhe Ayanna Pressley, dhe Ilhan Omar, të cilat erdhën në Shtetet e Bashkuara si refugjatë në moshën 12 vjec, e kanë quajtur presidentin racist dhe janë të mbështetura nga Partia Demokratike.
Zonja Ocasio-Cortez ka lindur në Bronx të New York, rreth 12 milje (19km) larg nga spitali ku ka lndur zoti Trump, komenton BBC.
Veritas.com.al/