Nga: Associated Press/
Takimi i propozuar i Presidentit Donald Trump ne Washington me Presidentin rus Vladimir Putin është shtyre deri në vitin 2019.
Këshilltari për sigurinë kombëtare, John Bolton, në një deklaratë, citon hetimin e këshilltarit special Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 si arsye për vonesën.
Bolton tha: “Presidenti beson se takimi i ardhshëm dypalësh me presidentin Putin duhet të ndodhë pas përfundimit te gjuetisë se shtrigave në Rusi, kështu që ne kemi rënë dakord se do të jetë pas ditës së parë të vitit”.
Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se Trump kishte urdhëruar Boltonin për të ftuar Putinin në Uashington për një takim në vjeshtë. Kjo erdhi mes reagimit ndaj performancës së Trump në konferencën e shtypit me Putin pas samitit të Helsinkit dhe shumë anëtarë të Kongresit kishin kundërshtuar që ata të takoheshin përsëri në vjeshtë.
Veritas.com.al/