Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka sugjeruar “një takim personal” me presidentin kinez, Xi Jinping për të diskutuar mbi krizën politike që ka mbërthyer Hong Kong-un.

Në një postim në twitter, zoti Trump tha se kishte ‘ZERO dyshim’ se zoti Xi mund të gjente ‘zgjidhje humane për problemin e Hong Kong’.

Ai gjithashtu i lidhi protestat mbi marrëveshjen e tregut të Shteteve të Bashkuara me Pekinin, përballë tensioneve tregtare që po kalojnë.

“Sigurisht, Kina dëshiron të bëjë marrëveshje. Le të punojnë humanisht me Hong Kong, së pari”, shkroi Trump në twitter.

VERITAS.COM.AL/