
Sipas burimeve italiane të kontaktuara nga gazeta La Repubblica, Donald Trump ka diskutuar me kryeministren italiane Giorgia Meloni, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar dje, mbi mundësinë që Roma ndoshta Vatikani të jetë mikpritëse e një takimi me presidentin rus Vladimir Putin.
Nga ana e Kryeministrisë italiane (Palazzo Chigi) deri më tani nuk ka asnjë koment apo konfirmim zyrtar për këtë çështje.
E njëjta burim thekson se ideja është e ndërlikuar dhe mund të jetë tashmë e hedhur poshtë. Sipas raportimeve, që citon dy burime pranë negociatave, Roma ishte një nga opsionet e mundshme për organizimin e një takimi mes Trump dhe Putin në ditët në vijim. Në diskutim kanë qenë edhe vende të tjera evropiane.
Megjithatë, një burim anonim i cituar nga agjencia ruse Tass ka mohuar këtë mundësi, duke deklaruar se takimi “nuk do të mbahet në Evropë”
Komente