Donald Trump pati qëndrim pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
“Do të kemi një marrëveshje të mirë tregtare. Mendoj se kjo do të përcaktohet kryesisht nga Bashkimi Evropian, por ju keni një rol shumë të madh në të, kështu që do të jeni të përfshirë”, tha Trump.
Tarifat e Trump ndaj BE-së, përfshirë një tarifë të kërcënuar, janë shtyrë deri më 9 korrik. Trump tha se “shpreson” që të arrihet një marrëveshje tregtare, në të kundërt SHBA-të do të “vendosin tarifa”.