Shkrimtar dhe ekonomist, Stephen Moore reagoi të Mërkurën kundër Demokratëve të cilët kërkojnë vetëm të marrin përfitime na politikat e Presidentit Trump

Moore, një analist ekonomik i njohur në Heritage Foundation, theksoi në “Fox & Friends” të Fox News, se një studim i ri të ardhurat mesatare në klasën e mesme po ngrihen shumë më shpejt shpejt se sa u rritën nën presidencën e presidentëve George W. Bush dhe Barack Obama.

Moore,i cili kontribuoi për planine  uljes së taksave në vitin 2017, ka cituar një raport nga Census Bureau dhe thotë se: “Qysh se Donald Trump është zgjedhur në Shtëpinë e Bardhë, gjatë korrikut të vitit 2019, të ardhurat mesatare të familjes dhe të ardhurat në klasën e mesme janë deri në 4,100 dollarë.”

“Gjatë tetë vjetëve që Obama ishte president, të ardhurat në buxhet ishin rreth 1, 000 dollarë; kështu që në një të tretën e kohës , Trump ka rritur të ardhurat katër herë më shumë. Ne tani kemi të ardhura mesatare në 65,000 dollarë.

Kjo tregon mjaft qartë se klasa e mesme ka përfituar”, shtoi Moore.

Veritas.com.al/