Nga: JOHN CARNEY

Presidenti Donald Trump të Mërkurën tha se populli i Iranit meriton një “të ardhme të madhe” dhe do të përqafohet nga Shtetet e Bashkuara nëse Irani kërkon paqe.

“Ne duam që ju të keni një të ardhme dhe një të ardhme të shkëlqyer, atë që ju meritoni,” tha Trump në një fjalim të shkurtër nga Shtëpia e Bardhë, duke iu drejtuar drejtpërdrejt “popullit dhe udhëheqësve të Iranit”.

Trump u kërkoi aleatëve te SHBA , si dhe Kinës dhe Rusisë që “të punojnë së bashku për të bërë një marrëveshje me Iranin që e bën botën një vend më të sigurt dhe më të qetë”.

Kjo marrëveshje, tha ai, gjithashtu duhet të lejojë “Iranin të lulëzojë dhe prosperojë dhe të përfitojë nga potenciali i tij i jashtëzakonshëm i papërdorur.” Trump gjithashtu tha që Irani kurrë nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore ndërsa ai është president.

E ardhmja e Iranit, tha Trump, duhet të jetë “ajo e prosperitetiti në shtëpi dhe harmonia me kombet e botës”.

VERITAS.COM.AL