Presidenti Trump ditën e Enjte tha se ish sekretari i shtetit John F. Kerry do të ndiqet penalisht për diskutimet e zhvilluara mbi marrëveshjen bërthamore mbi Iranin me zyrtarët e këtij vendi pasi ka lënë detyrën e sekretarit të shtetit, shkruan Politico.
Presidenti ngriti çështjen se gjatë shkëmbimit të informacioneve me reporterët pas një eventi mbi health care në Shtëpinë e Bardhë, ish sekretari i shtetit Kerry iu ka thënë zyrtarëve Iranian që të mos flasin me anëtarët e administratës së Trump.
“Ju e dini, John Kerry foli shumë me ta. John Kerry iu tha të mos më bëjnë as telefon. Kjo është shkelje e Aktit Logan. Dhe miqësisht, ai duhet të ndiqet penalisht për këtë. Por njerëzit e mi as që duan ta bëjnë këtë – vetëm Demokratët e bëjnë këtë, ju e dini. Nëse do të ishin kundërshtarë të tij, do ta akuzonin sipas Aktit Logan”, tha Trump.
Ndërsa sekretari i shtetit i Presidentit Barack Obama, ndihmoi për formulimin e marrëveshjes bërthamore në vitin 2015, të cilën Trump e hodhi poshtë.
Trump prej kohësh ka akuzuar John Kerry për mbajtjen e takimeve ‘ilegale’ me zyrtarë të Iranit dhe ka argumentuar se ish sekretari i shtetit ka shkelur Aktin Logan, i cili i ndalon qytetarët privatë që të negociojnë në emër të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, pa autorizim.
Veritas.com.al/