Nga: Lorenzo Vita
Donald Trump flet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.Dhe fjalimi i tij është një triumf i mendimit -Trump: një bashkësi informacioni, citatesh, frazash dhe njoftimesh që përmbledhin të gjitha motivet pse presidenti i Shteteve të Bashkuara u zgjodh për të kryesuar Shtëpinë e Bardhë.
Është e gjitha prej Trump në fjalimin e tij në New York. Politika e brendshme, në të cilën presidenti amerikan riafirmoi vullnetin për të mbrojtur kufijtë e Shteteve të Bashkuara me një frazë që mund të bëhet motoja e të gjitha lëvizjeve sovraniste: E ardhmja e botës, sipas liderit amerikan, “është e patriotëve, e kombeve sovrane dhe të pavarura, jo e globalistëve “dhe me atë denoncim për OJQ-të që merren me emigrantët për të cilet bëri akuza te renda. Për presidentin amerikan, ato organizata “janë të veshura me retorikë për drejtësi sociale”, por “kur minohet siguria në kufi ,minohen të drejtat e njeriut dhe dinjiteti njerëzor “. Një frazë që trondit një Nju Jork të tejngopur me fjalime mbi ndryshimin e klimës, mbi multikulturalizmin,mbi emigracionin dhe mbi progresizmin dhe që trondit një establishment të tërë që përpiqet të mohojë vlerat që Trump është përpjekur të shprehë.
Trump kundër të gjithëve, mund të thuhet. Por është mbi të gjitha një Trump që ripohon pikat thelbësore të programit të tij, një agjendë politike në të cilën kryqëzohet politika e brendshme dhe politika e jashtme. Siç është e natyrshme për nje lider te një potence si Shtetet e Bashkuara qe shfrytëzon politikën e jashtme për qëllime të brendshme dhe qe kurrë nuk mund të abrogojë rolin e kombit të afte për të udhëhequr botën.
Por udhëheqja që dëshiron ti imponojë Trump botës nuk është ajo e konceptuara nga bota progresiste që kishte parë në pararendësin Barack Obama, farin e saj. Dhe fjalimi i presidentit aktual amerikan në Asamblenë e Përgjithshme ishte një shuplakë tjetër. Presidenti i Shteteve të Bashkuara nuk ka përplasur qepallat, duke konfirmuar linjat e tij udhëheqëse për botën qe kërkon administrata e Uashingtonit. Presidenti amerikan ka konfirmuar publikisht sfidën e tij ndaj Kinës, potencës globale me të cilën Shtëpia e Bardhë ka ndërmarrë një luftë tregtare pa luftë.The Donald ka folur drejtpërdrejt për “abuzimet” nga ana e potencës aziatike, duke kujtuar se “në këto vite, këto abuzime janë toleruar, injoruar, për te mos thene inkurajuar”, duke përfunduar me një kërcënim: “Për sa i përket Amerikës, ato ditë kanë mbaruar “.
Me tu mbyllur kapitulli Kina, Trump kthehet për të folur rreth Iranit: tema e vërtetë mbi të cilën presidenti amerikan luan pjesën më të madhe të axhendës së tij të jashtme dhe (me shumë mundësi) mbi të cilën dëshiron të luajë edhe për rizgjedhjen. Netoja e sukseseve ose e dështimeve në termat e politikës ekonomike, që gjithmonë kanë qenë banka e provës mbi të cilin luhet rizgjedhja e presidentit ne detyre. Presidenti amerikan u përsëriti të gjithëve se “Asnjë qeveri e përgjegjshme nuk duhet të mbështesë sektin e gjakut të Iranit”. Por përballë këtyre fjalëve jashtëzakonisht të ashpra ndaj Teheranit, kreu i Shtëpisë së Bardhë edhe ka pranuar se ishte i gatshëm për dialog.
Strategjia e Trump është e njohur tashmë. Përballë kërcënimeve publike, rritjes së sanksioneve dhe forcimit të pranisë ushtarake në zonat e krizës, Trump gjithmonë është përpjekur të arrijë një kompromis që eshte sa më shumë të jetë e mundur në linjë jo vetëm me axhendën e administratës së tij, por edhe me interesat e Shteteve te Bashkuara. Cështja e Iranit është ilustruese: me forcimin e pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik, njoftimin e një koalicioni ajër-det që mbron Hormuz-in dhe garancite ndaj sauditëve, udhëheqësi amerikan gjithashtu ka bere te kuptohet se nuk ka ndonjë interes të nxisë një lufte. Pra diplomacia funksionon . Dhe deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në gjendje nga njëra anë ta sjellin Evropën në anën e tyre – diçka që nuk merrej me mend aspak para disa muajve – por në të njëjtën kohë, duke e nxjerre jashte loje skifterin John Bolton, kanë demonstruar se jane të ndrojtur por shenja domethënëse të hapjes ndaj të cilave edhe Irani iu përgjigj, në mënyrën e vet. Është mendimi-Trump, që midis sulmeve ndaj rrjeteve sociale, asistimit te Brexit, njoftimeve anti Kinë dhe mbrojtjes së kufijve u kujton të gjithëve se ekziston një botë e kundërt me atë progresiste. Dhe ajo botë udhëhiqet pikërisht nga ata që për dekada përfaqësuan udhërrëfyesin e Perëndimit liberal: Shtetet e Bashkuara.
VERITAS.COM.AL/