Donald Trump, menjëherë pasi ka arritur në Londër, ka sulmuar qytetarin e parë të këtij qyteti. Dje, përkundrazi, ka mbështetur Boris Johnson

Giuseppe Aloisi

As kohen për te vene këmbën ne toke dhe Donald Trump ka bombarduar objektivin e parë politik të transfertes së tij londineze: kryebashkiakun Sadiq Khan – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – është “një humbës”.

Madje, për të qenë te saktë, politikani mysliman është edhe “binjaku” i Bill De Blasios, kryebashkiakut te Nju Jorkut qe është sfidant i ‘The Donald’ në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, duke kandiduar për primariet demokratike. Një gjykim që nuk mund të interpretohet në mënyrë të favorshme.

Ka filluar kështu, me një goditje të drejtuar mirë në krahët e qytetarit të parë progresist më të famshëm të Mbretërisë së Bashkuar, vizita në Britaninë e Madhe e krye komandantit. Për ta raportuar, ndër të tjeret, është Corriere della Sera. Nuk janë këto ditët ne te cilat mund të shpërqendrohesh: ka deklaruar manjati, duke provokuar, se Nigel Farage, njeriu i cili përsëri e ka befasuar kontinentin e vjetër duke arritur i pari në vendin e tij në zgjedhjet e vlefshme për rinovimin e Parlamentit Evropian, ishte njeriu adapt për të negociuar me Bashkimin Evropian mbi Brexit. Pastaj erdhi mbështetja për ish-Ministrin e Jashtëm Boris Xhonson, i cili ndërkohë po shtyn për te marrë drejtimin e qeverisë.

Trump është në Londër për të lënë shenjë. The  Donald, sapo u ul, menjëherë e bëri të qartë se çfarë ajri po fryn.

Veritas.com.al/