“Kemi ardhur nga Gjermania enkas me familjen për këtë festë”. Kështu pohon një qytetar shqiptar që ka udhëtuar nga Gjermania enkas për festën e birrës që po mbahet prej 4 ditësh në Korçë. Ai tha për mikrofonin e ‘News24’ për gazetaren Erjola Jata se njoftimin për festën e kishte parë në internet.
“Jetojmë në Gjermani. Kemi ardhur me pushime në Korçë. Kemi ardhur enkas me familjen. Do të vijmë dhe nesër. E kemi parë lajmërimin për festën nga interneti.”, pohoi ai. Ndërkohë që një tjetër qytetar tha se festa e birrës ishte një traditë e jashtëzakonshme e Korçës, ndërsa shprehu vlerësime për cilësinë e birrës Korça.
‘Jemi nga Korça. Vijmë gjithmonë në këtë festë. Është festë tradicionale. Është birrë shumë e mirë birra Korça. Jetoj në Durrës, por origjinën e kam nga Korça. Vijë këtu se kalohet shumë mirë. Korça ka traditë të jashtëzakonshme. Organizimi duket perfekt.”, tha ai.