Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në podcastin “SY m’SY” se në Shqipëri ka kohë që nuk ka rroga 250 mijë lekë të vjetra dhe 57% prej tyre nuk kanë asnjë taks.

Ai ka theksuar se turizmi dhe ndërtimi në vendin tonë paguhet sa në Greqi dhe më me pak taks. Sakaq, Rama u shpreh se për pak vite do jemi anëtar të Bashkimit Europian dhe gjithçka do të ndryshojë.

“E para ka kohë që nuk ka rroga 250 mijë lekë të vjetra në Shqipëri, edhe e dyta rroga është ajo që duket, po pas asaj ka dhe taksa. Që ta dini 57% e rrogave në Shqipëri nuk kanë asnjë taks, ndërsa 36% e tyre kanë nga 4 deri në 10%. E dyta, në turizëm dhe ndërtim këtu merr sa në Greqi dhe paguan më pak taksë, ndërsa kur je jashtë qytetit tënd, fjetjen ta paguan kompania. Këto janë fakte.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *