Nga: Josif Papagjoni
Nga gjithe ajo zallamahi e Kuvendit te demokrateve (te pare a te dyte, te rrenjes a te fletes, te besnikeve apo tradhtareve), me la shijen e keqe ashku i brohoritjeve, duartrokitjeve, nje korale e papare qe vazhdon e vazhdon nder ne qysh nga kongreset enveriane, qe ndezullonin njerezit, mbushnin sheshet, sallat, na i benin duart gjak nga duartrokitjet, tercellonin dhembet kunder imperializmit amerikan dhe betoheshin se do t’i mbronin brigjet tona me nje pale breke te grisura e nje dyfek. Dhe i thame Enverit: “Burri me i madh qe kane nxjerre trojet shqiptare ne shekuj” (kujtoni fjalen e Ramiz Alise), dhe i themi Sali Berishes sot e dje, nje here e dhjetra here: “Heroi i shqiptareve”, Skenderbeu i shqipeve, Burri me i madh i kombit. Edhe Edi Rames po njesoj i themi: Skenderbeu i epokes se sotme. Zot i madh çfare mjerimi, çfare turpi! Jane po keto turma, jo thjesht te poezise se Nolit (turma pa tru, zemerkrund e gerdhu…), as turmat e Niçes qe krijojne hordhite shkaterimtare dhe injorante. Jane turmat tona idiote, qe zene fill ne mendjet tona te paselitura e te manipuluara nga fetishet e rinj, turmat haxhiqamiliste të “Dum Baben”. Turmen e kemi ne koke. Turma eshte nje energji e jashtezakonshme qe te sjell ne pushtet. Ai qe di t’i manipuloje ato, ne demokracite e brishta, e sjell ne fronin despotike. Turmat krijojne nje fare religjioni, sepse ato kane nevoje te shpikin nje Hyj, nje zot, nje prijes, nje profet, nje lider. Zot, si nuk u lodhem me keta kinse profete te rreme?! Si nuk pame te vetja, ku ze fill liria jone e njemendet. Dhe kur “Ne” nuk behemi dot “Une”, ai Njeshi themelues dhe institucional i gjithe mendimit evropian, nuk mund te kemi asesi demokraci, por shembelltyra te nje teokracie te kamufluar a te identifikuar me fytyren e ketj Hyji, zoti, profeti a prijesi, qe vete e kemi zgjedhur dhe e brohorasim “Hosana Baraba!” Se ia kemi dorezuar po vete ne me teresej vullnetin tone ATIJ, domethene nje lloji te ri fondamentalizmi, paçka se te servirur ndryshe e nen petkat e lirise, te shpetimit, rithemelimit, duke e kreshperuar vete ne me kultin e terbuar e te pazakonte te individit. Atehere, mik i dashur, futu brenda turmes se aty je ngrohte, je i mbrojtur, ke homogjenitetin e saj dhe uleri si rinoqerontet e Joneskos; po te doli kush perballe, o turme homogjene dhe kelthitese, shtype me kembet e tua prej rinoqeronti…
E gjithe kjo parodi, ky folklor me Skenderbera gjithkund, ky homogjenitet dhe “unitet i çelikte” rreth udheheqesit te forte – kjo te merzit, te deshperon. Kjo te tmerron. Se je hiç me shume se nje sejmen zoteri, nje duartrokites. Me perjashtim te Fatbardh Kadillit, nje demokrat i njohur, i cili gezon respektin tim per mendjehapjen dhe integritetin e tij intelektual, gjithe folesit nuk ishin “diskutante” ne nje Kuvend qe merr vendime te rendesishme, por thjesht brohorites, jesmen, reshteret e asaj turme.
Nuk dua asesi te analizoj e gjykoj Kuvendin e demokrateve te mllefosur nga Basha, i cili ka vulat, siglat dhe zyrat. Jo. E dua nje opozite te forte, ndryshe Shqiperia humbet, bie ne batak. Por dua nje opizite evropiane, nje opozite qe i perulet me respekt SHBA-ve per qenesine tone kombetare dhe nuk e sfidon, nuk i ben karshillek. Une e kuptoj se, thelle-thelle, demokratet e kane nga deshperimi qe po rrine kaq gjate ne opozite, qe postet dhe vendet e punes i gezojne socialistet, domethene edhe thelat e majme, parate, favoret, pekulet. Basha nuk ka mundur t’ua jap kete shans te pushtetit te zyrave, dhe pa rotacion pushteti qelbet. Ok! Po valle Basha na qenka pernjemend “fajtori”?! Po ky Berisha, ky i pangopuri me pushtet, valle hija e Bashes qe apo Basha s’qe veçse hija e mjere e tij?! Dhe gjithe kjo shpure inatçinjsh demokratikas shqiptare, per inat te Bashes qe i ka larguar nga tava e partise dhe nuk u ka hedhur ndonje kocke ta lepijne, ndjejne te Berisha dhe fijet e tij okulte per te ndezulluar turmat mundesine e nje karrigeje, duke u dhene shpresen e ardhjes ne pushtet. Dhe vrapojne tek ai. Vrapojne se e duan valle, vrapojne per lirine e njemendet te demokrateve e shqiptareve, apo thjesht se ndjejne eren e salcerave ne guzhinen e shpresuar te pushtetit neser?! Po si ka mundesi qe edhe njerez, te cilet mendohet se jane pjesa e legalitetit dhe institucionalizimit te shtetit si ish presidenti i vendit Bujar Nishani, e pranojne lidershipin e nje njeriu qe shpallet fort e fort si “non grata” nga amerikanet dhe deklarohet se SHB nuk bashkepunon me te?
Them se e nesermja do te filtroje shume gjera. Them se PD do dale nga qorsokaku. Po u ça dysh, sa keq per te dhe sa keq per Shqiperine. Askujt nuk i duhet nje opozite e dobet. E lakmoj nje opozite institucionale, e forte, e ndershme, referenciale. Por ama dua nje opozite te mençur, larg folklorit, larg “Dum Baben”, larg molotoveve, larg urrejtjeve, dua nje opozite qe kerkon pushtetin legjitim dhe rotacionin, ate dua madje ta votoje neser, pse jo. Por kurresesi jo qe te sfidoje fuqine e madhe te botes qe te ka dhene lirine, hapesiren jetike kombetare, Naton, vete sovranitetin. Per çfare sovraniteti flisni, or zoterinj te kreshperuar, jashte kupoles se Natos, SHBA dhe Evropes? Me pushket me gjalm do ta mbroni ju atdheun, apo me dy helikoptere? Perralla!…
Dhe nje e fundit, sa qesharake, aq dramatike. Po ç’ishte nje grua qe mburrej se 100% e topullareve ne Gjirokaster na qenkan me Partine Demokratike, me Berishen. Kjo i paska te gjithe topullaret me kuç e me maç ne listen e shefes se kuadrit, s’paska ngelur edhe ndonje qyqar topullar qe eshte kunder Berishes, apo larg qofte, qe eshte me te majten? Mos do ta varin po te qe i tille? Dhe kete mendesi ta shpreh gjithe patetizem nje grua e re, e formuar pas vitit 1990?!… E di se fjala e saj qe nder marrezite e fjalomanive perbetuese te stadiumit, por doja ta sillja si pjese te psikologjise se turmes…
Po nuk ikem nga turma, mbetem nen thundrat e rinoqeronteve te Joneskos…
Etj, etj, etj….
VERITAS.COM.AL