(FOTO: Autobusi ku shpërheu makina bombë dhe vendi i ngjarjes në Kayseri)
Sipas hamendjeve ka qenë një makinë- bombë që ka shpërthyer në Turqi dhe ka vrarë 13 vetë sid he ka plagosur 48 të tjerë- deklaroi ushtria Turke.
Autobusi me ushtarakë u ndalua për të vizituar një treg, kur një makinë-bombë shpërtheu duke vrarë 13 veta dhe duke plagosur shumë civilë- tha zëdhënësi i ushtrisë. Ngjarja ndodhi në qytetin Kayseri, jo larg nga kryeqyteti Ankara.
(FOTO: Autobusi në flakë)
Shpërthimi ndodhi një javë pasi 44 persona u vranë nga një sulm me bombë në Stamboll, sulm që u mor përsipër nga militantët kurdë.
Turqia ka pësuar një vuajtje të vërtetë shpërthimesh me bomba gjatëë viti 2016. Për shpërthimet herë e ka marrë përgjegjësinë pala e militantëve kurdë, herë xhiahdistët.
Zëvendës- kryeministri, Veysi Kaynak tha se sulmi në Kayseri ishte “fatkeqësisht i ngjashëm” me sulmin e militantëve kurd në Stamboll.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan u informua për sulmin dhe ministri i Punëve të Brendshmë, Suleyman Soylu ndodhej në rrugë drejt qytetit’ sipas Anadolu Neës Agencyid.
/Veritas.com.al/