Zyrtarët Turq kanë prova të regjistruara në video dhe audio që tregojnë se gazetari i zhdukur Saudit, Jamal Khashoggi është torturuar brenda konsullatës Saudite në Stamboll, i thanë BBC-së.
Zoti Khashoggi, një kritik i qeverisë Saudite, nuk është parë më që nga momenti kur hyri në ndërtesën e konsullatës në 2 Tetor.
Shërbimi inteligjent Turk ka ‘dokumentuar provat” e vrasjes, tha një burim i afërt me hetimin.
Arabia Saudite mohon akuzat. Ajo tha se gazetari e ka lënë ndërtesën e konsullatës.
Zhdukja e Jamal Khashoggi dhe raportimi se ka vdekur kanë shkaktuar një alarm ndërkombëtar dhe kanë lënë gjurmë mbi besimin e biznesit në Arabinë Saudite.
Veritas.com.al/