Qeveria e Qipros ka akuzuar ushtrinë Turke se po kërcënon të mbysë anijen që po bën kërkime për naftë dhe gaz natyral në brigjet Qipriote.

Anija, Saipem 12000 e kompanisë Italiane, Eni, kohët e fundit ishte bllokuar nga luftanijet Turke në 7 shkurt, duke shkaktuar një konflikt të ri mes qeverisë Turke dhe qeverisë Qipriote Greke, që besohet se ka rënë nën juridiksionin e tyre- sipas gazetës greke, Ekathimerini.

Turqia ka pushtuar dhe okupuar ilegalisht veriun e ishullit që në vitin 1976, dhe kundërshton të lejojë kërkime në burimet natyrale kombëtare nga Grekët Qipriot.

Një zëvendës zëdhënës i i qeverisë, Victoras Papadopoulos pohoi se anija ishte ndaluar përsëri ditën e Premte duke thënë se “Anija kërkuese u ndalua nga pesë luftanije Turke pasi lëshimit të kërcënimeve nga pala Turke se do ta mbysin anijen shpuese për naftë. Pas kësaj anija u detyrua të kthehet pas”- tha zëdhënësi.

Presidenti i parlamentit Italian, Antonio Tajani dëshmoi mbështetje ndaj presidentit Qipriot, duke thënë se “këto veprime, përfundimisht nuk kontribuojnë në perspektivat e Turqisë drejt BE”.

Veritas.com.al/