Identiteti i 18-vjeçares e cila u dërgua në spital pa shenja jete nga dy persona në Kosovë, të cilët vetë u larguan menjëherë është publikuar.
Marigona Osmani ka ndërruar jetë për shkak të lëndimeve trupore; ndërsa mjekët në Qendrën Emergjente në Ferizaj, nuk kanë mundur të bëjnë asgjë.
Nuk dihen ende detaje në lidhje me ngjarjen, ndërsa në njoftimin e policisë theksohet se keqtrajtimi fizik i adoleshentes ka ndodhur për motive të dobëta, por pasojat ishin fatale.
Njëri prej djemve u arrit të vihej në pranga, por tjetri është zhdukur.
Sipas prokurorisë, i ndaluari i identifikuar nga mediat vendase si Arbër Sejdiu dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, Dardan Krivaqa.
Trupi i pajetë i vajzës është dërguar tashmë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.