Qysh ne mengjesin e pare, disa portale dhe media sociale kane perhapur me shpejtesi lajmin se ‘ne Gjirin e Lalzit’, jane grabitur disa banesa dhe mes tyre edhe banesa e kreut te SPAK, Arben Kraja.
Kreu i SPAK Arben Kraja e ka quajtur të pavërtetë lajmin për vjedhjen e banesës së tij në Lalëz.
Sipas Krajës s’ka asnjë mundësi ta fshehë vjedhjen nëse do të ishte e vërtetë, por ska ndodhur asnjë vjedhje në shtëpinë e tij as këto ditë e as më parë. Në një reagim për Report TV Kraja tha se lajmi i pavërtetë është sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit.
“Nuk më është vjedhur banesa, as këto ditë dhe as më pare. Lajmi i sajuar për të goditur SPAK dhe integritetin e institucionit”, tha Kraja.
VERITAS.COM.AL