Policia Shqiptare ka ndaluar Rigels Rajkun i njohur si Noizy.
Ai u ndalua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax Noizy është ndaluar për llogari të Kosovës bashkë me DJ e tij, nga njësia Fast Albani.
Artisti akuzohet nga pala Kosovare se së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
“Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe Stresi, Arkimed Lushaj. Kapen nga Fast Albania dhe vihen në pranga 2 shtetas të kërkuar nga Policia e Kosovës.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçame Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia “FAST Albania” në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri.
Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina.
Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.”, thuhet në njoftimin e policisë.