Respekti i kryeministrit te Kosoves Albin Kurti per sistemin e drejtesise ne vend eshte treguar me mosparaqitjen e tij kete te henen ne Prokurorine Speciale.
Ai kishte detyrim te paraqitej ne oren 9.30 minuta, nje detyrim ligjor te cilin kryeministri Kurti e shkeli, me arsyetimin se ndodhet ne udhetim jashte vendit.
Mosprezenca e tij eshte njoftuar nga Zedhenesja e Prokurorise Speciale Liridona Kozmaqi.
Zëdhënësja ka shpjeguar se cilat do te jene hapat e metejshem, duke saktesuar se Prokuroria Speciale do të përgatis një thirrje tjetër për “një datë tjetër konform legjislacionit në fuqi”.
Gjithesesi zëdhënsja e Prokurorise Speciale eshte treguar e bute me kreun e ekzekutivit.
E pyetur nese do te caktohet nje gjobe per mosparaqitjen e tij, kjo e fundit ka deklaruar se nje veprim i tille nuk do te ndermerret, persa kohe kjo prokurori po pergatit nje tjeter thirrje per Kryeministrin.
Data kur do të dërgohet ftesa e re ende nuk dihet.
Me heret, Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu lidhur me kete ceshtje ka reaguar ne facebook duke shtuar se permes ketij veprimi permes sistemit te drejtesise po tentohet ndikimi ne rezultatin e zgjedhjeve te shkurtit.
Albin Kurti eshte thirrur nga prokuroria special per te deshmuar ne lidhje me rastin e rezervave shtetërore, në të cilin është e implikuar edhe ministrja e tij e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari.
Në gusht të vitit të kaluar, disa persona jane arrestuar nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Në mesin e të arrestuarve kishte edhe punonjës të kesaj ministrie.
Gjate kesaj kohe Kurti i ka dale ne mbrojtje ministres Hajdari, ndersa pyetur sefundmi nga gazetaret per kete zhvillim, Kurti nuk ka pranuar te prononcohet, me kujdesin e nje kryeministri per te mbuluar skandalet e qeverise se tij me pak se dy muaj perpara zgjedhjeve./
Komente