Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin që ka zhvilluar me të rinj e të reja në Kamëz ka folur edhe për ftesën që i bëri ditën e djeshme kryedemokratit Basha për bashkëpunim, pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilën ky i fundit e refuzoi.
Kreu i qeverisë shton më tej se përgjigja e Bashës nuk është asgjë tjetër veçse pohimi i faktit se ai nuk është një lider dhe një udhëheqës por një udhë ndjekës i Saliut dhe Ilir Metës.
Kryeministri deklaron se ai është i gatshëm të bashkëpunojë përtej ndasive të 30 viteve për hir të shqiptarëve dhe Shqipërisë, duke shtuar se për të bërë këtë duhet të jesh një lider dhe një udhëheqës me vizion për të ardhmen.
“Unë i them dje një gazetari te ura Fshat, më pyet për si do ndodhi po qe se nuk merrni votat. I them: PS do ti fitojë zgjedhjet, kjo nuk diskutohet por çështja nuk është do fitojë apo jo, çështja është si ne do shkurtojmë kohën, do afrojmë të ardhmen, do ta prekim të ardhmen shumë më shpejt se përndryshe do ta prekni nëse nuk do të bëheshim bashkë.
Më thotë ai gazetari: A je gati të bashkëpunosh me Lulzim Bashën. Patjetër, po me një kusht, duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri dhe përgjigja e Bashës është thjesht dhe vetëm pohimi i faktit që ai nuk është një lider, nuk është një udhëheqës, është udhë ndjekësi i Saliut dhe Ilirit. Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam i gatshëm të shkoj përtej të gjithë ndasive të 30 vjetëve, që ta bësh këtë duhet të jesh lider, udhëheqës, duhet të kesh vizionin e të ardhmes, duhet të jetosh së brendshmi me hallet, stresin me problemet e njerëzve, duhet të rrish pa gjumë kur njerëzit janë pa çati, pa gjumë kur njerëzit janë pa gjumë edhe ata sepse kanë hallin si të dalin nga pandemie, duhet të jesh mishërimi i atij karakteri shqiptar që ne adhurojmë në vjershat e këngëve të prindërve. Nëse ne mishërojmë në 25 prill dhe e kthejmë në një fuqi të madhe transformuese nuk e ndal Shqipërinë asgjë. Nuk na ndali as armiku i padukshëm.
Kam një porosi për ju. Faleminderit për entuziazmin por, porosia ime është kjo çdo shoku apo shoqe, që do ju thotë nuk vij të votoj thuaj që është e kotë sepse do ti s’do ti politika me ty merret.
Ne 25 prill Kamza nuk duhet të votojë majtas apo djathtas, por për 23 shkollat që do ti ketë si askund tjetër.
Mos i tradhtoni fëmijët tuaj kaq po ju them unë.”, u shpreh Rama.
VERITAS.COM.AL