Dy liderë të opozitës ukrainase kanë hedhur poshtë idenë e mbajtjes së zgjedhjeve ndërsa vendi është në luftë.

Sipas mediave të huaja, ish-presidenti Petro Poroshenko dhe Julia Tymoshenko thanë se zgjedhjet duhet të zhvillohen vetëm kur të vendoset paqja.

Deklaratat e tyre vijnë pasi Donald Trump e quajti Volodymyr Zelenskyy një “diktator pa zgjedhje” sepse nuk ka mbajtur votime që nga pushtimi i Rusisë, një narrativë kjo e shtyrë shpesh nga Kremlini në një përpjekje për të delegjitimuar liderin ukrainas.

Kjo ndodh pavarësisht se Zelenskyy fitoi gati 75% të votave në vitin 2019, duke mposhtur Poroshenkon.

Anëtarët e rrethit të ngushtë të Trump thuhet se kanë zhvilluar bisedime me Poroshenkon dhe Timoshenkon.

Diskutimet u fokusuan nëse Ukraina mund të zhvillojë zgjedhje të shpejta presidenciale, sipas Politico.

Kushtetuta e Ukrainës nuk lejon zgjedhje ndërsa vendi është nën ligjin ushtarak dhe do të kishte sfida të rënda në marrjen e votës për njerëzit në territoret e pushtuara dhe për ushtarët në vijën e frontit në çdo rast.

Poroshenko tha në Telegram se zgjedhjet duhet të ndodhin vetëm pasi të jetë vendosur paqja, jo më vonë se 180 ditë pas përfundimit të luftës.

Timoshenko tha se ekipi i saj “po bisedon me të gjithë aleatët tanë që mund të ndihmojnë në sigurimin e një paqeje të drejtë sa më shpejt të jetë e mundur” dhe tha se zgjedhjet nuk duhet të mbahen përpara se kjo të ishte arritur.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *