Krerët e qeverive janë shprehur të tronditur nga tentative për vrasje e Trump.

 

“Franca shpreh tronditjen dhe indinjatën e popullit amerikan”, shkroi Emmanuel Macron, presidenti francez.

“Ajo që pamë mbrëmë në Pensilvani ishte e frikshme dhe e gabuar,” shkroi udhëheqësi irlandez Simon Harris.

“Jemi të lehtësuar që ish-presidenti Trump është i sigurt dhe i mbijetoi atentatit. Mendimet tona janë me personat e pafajshëm në tubim. Nuk mund të ketë end për dhunë politike”, shtoi ai.

Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, tha se është “i tmerruar nga përpjekja për vrasjen e Donald Trump në mitingun e tij në Pensilvani dhe i uron atij shërim të shpejtë dhe të plotë”.

Viktor Orban, kryeministri hungarez i cili është një mbështetës i Donald Trump dhe u takua me ish-presidentin disa ditë më parë në Florida, tha se “mendimet dhe lutjet” e tij janë me Trump.

Ish presidenti amerikan Donald Trump u qëllua me armë gjatë një mitingu në Pensilvani.

Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë. Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.

Zëdhënësi i Donald Trump, Steven Cheung tha tha në një deklaratë se gjendja e presidentit është mirë.

“Presidenti Trump falënderon forcat e rendit dhe reaguesit e parë për veprimin e tyre të shpejtë gjatë këtij akti të urryer.