18 qershor (UPI) – Shefja e ekzekutivit e Hong Kongut Carrie Lam kërkoi ndjesë për publikun të martën pas protestave masive në ishull mbi një projekt-ligj të diskutueshëm, por nuk ofroi dorëheqjen e saj siç kishin kërkuar demonstruesit.

Në fjalimin e saj të parë që nga shpërthimi i protestave të 9 qershorit mbi një projekt-ligj të diskutueshëm për ekstradimin, Lam tha se ajo “ka reflektuar thellë për të gjitha ato që kanë ndodhur” dhe se “mangësitë” në qeveri ishin per tu fajësuar për zemërimin e publikut.

“Kjo ka çuar në polemika, mosmarrëveshje dhe ankthe në shoqëri,” tha ajo. “Për këtë, unë ofroj ndjesen time më të sinqertë për të gjithë njerëzit e Hong Kongut”.

Ligji, i cili do të lejonte që të ikurit nga gjykatat e Pekinit që banonin në Hong Kong të ekstradoheshin në Kinë, u pezullua të shtunën, por pastaj 2 milionë njerëz dolën në rrugë të dielën, duke kërkuar që ligji të hiqet përgjithmonë dhe Lam të japë dorëheqjen .

“Unë kurrë nuk kam kursyer asnjë përpjekje për t’i shërbyer publikut, por ky incident më ka bërë të kuptoj se, si kreu i ekzekutivit, kam ende shumë për të mësuar dhe për të bërë në balancimin me te mirë te interesave të ndryshme, duke dëgjuar më shumë për të gjitha sferat e jetës per ta çuar shoqërinë tonë përpara, “tha ajo.

Ajo pastaj ofroi shpresën e saj se ata që u plagosën gjatë protestave – si policë ashtu edhe demonstrues – të shëroheshin së shpejti dhe se çarja në shoqëri të mund ndreqej shpejt.

“Hong Kongu është shtëpia jonë”, tha ajo. “Vetëm duke ecur së bashku si një komunitet dhe duke qëndruar te lidhur ngushtë, mund të sjellim shpresë në Hong Kong”.

Veritas.com.al