(Foto: Marie Yovanovitch, ish ambasadore e SHBA në Ukrainë)/

 

16 janar (UPI) – Zyrtarët ukrainas thanë të enjten se kanë hapur një hetim mbi survejimin e mundshem të ish ambasadores së SHBA Marie Yovanovitch ndërsa ajo punonte në vend.

Ministria e brendshme e vendit tha se mesazhet me tekst të porsa shfaqura midis ortakëve të avokatit personal të Presidentit Donald Trump, Rudy Giuliani kane sugjeruar se Yovanovitch mund të jete ndjekur në mënyrë të paligjshme.

Yovanovitch ishte ankuar se kishte një fushatë për ta hequr qafe si ambasadore para se ajo të hiqej nga Trump në maj 2019. Kandidati i Kongresit Republikan Robert Hyde, një sipërmarrës nga Florida, kishte sugjeruar në njërën nga ato mesazhe me tekst marsin e kaluar se ai kishte njerëz që mbanin nën kontroll lëvizjet e Yovanovitch në Ukrainë.

Ai informacion, i lëshuar nga ortaku i Giulianit, Lev Parnas, është bërë pjesë e përpjekjeve të impeachmentit të Demokratëve kundër Trump.

“Pozicioni i Ukrainës nuk është të ndërhyjë në punët e brendshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në një deklaratë të Ukrainës. Megjithatë, të dhënat e publikuara përmbajnë faktin e një shkelje të mundshme të legjislacionit të Ukrainës dhe Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike, e cila mbron të drejtat e një diplomati në territorin e një vendi tjetër.

“Pas analizimit të këtyre materialeve, Policia Kombëtare e Ukrainës pas publikimit të tyre filloi procedimin penal nën pjesën 2 të Nenit163 (Shkelje e sekretit të korrespodencës, bisedave telefonike, telegrafike ose korrespondence tjetër) dhe pjesa 1 e Nenit 182 (Mbledhja e paligjshme, ruajtja, përdorimi i informacionit konfidencial mbi një person, shkelja e intimitetit) të Kodit Penal të Ukrainës, “tha ai.

Hyde nuk e mohoi shkëmbimin e sms, por mohoi akuzat e spiunazhit, duke thënë se ai kishte bërë shaka me Parnas.

Demokratët thanë se Giuliani dhe Parnas ishin pjesë e një fushate presioni për të bindur qeverinë e Ukrainës për të hetuar ish Zëvendës Presidentin Joe Biden, kandidatin kryesor për president të Demokratëve dhe djalin e tij Hunter Biden. Ata pretendojnë se heqja e Yovanovitch ishte pjesë e kësaj përpjekje.

VERITAS.COM.AL/