Presidentët e Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, sapo kanë mbërritur në Kiev.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se kjo vizitë është në kuadër të kanë bisedimeve me homologun e tyre ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, postoi më herët në Twitter se ai po shkonte në kryeqytetin ukrainas “me një mesazh të fortë të mbështetjes politike dhe ndihmës ushtarake”.
Presidenti letonez, Egils Levits, tha se vizita në Ukrainë kishte për qëllim të tregojë “solidaritet të plotë me popullin heroik dhe Presidentin e tyre”.
Zyra e presidentit polak, Andrzej Duda, gjithashtu postoi në Twitter për vizitën.
Takimi do të fokusohet në mënyrat për të ndihmuar civilët dhe ushtrinë në Ukrainë, si dhe me hetimet e krimeve të luftës, tha një zëdhënës i presidentit të Estonisë, Alar Karis.
Ndërkohë që presidenti ukrainas Zelensky e ka konsideruar këtë si një veprim pozitiv dhe në mbështetje ndaj Ukrainës