Lajmi u bë i ditur nga kryetarja Komitetit te eksperteve, Mira Rakacolli.

Komiteti ka vlerësuar se është e nevojshme që të kemi masa shtetsë. Në mbledhjen e komitetit të ekspertëve, është analizuar situata dhe risqet, kemi analizuar situatën në Europë e botë, ecurinë e virusit, kemi vendosur të propozojmë unanimisht që në universitete të zhvillohet vetëm mësim online për të paktën 1 muaj.

Konviktet do të jenë të mbyllura deri në një vendim të dytë. Komiteti teknik po vlerëson mbylljen  e bareve në zonën e bllokut pas orës 22:00, sepse është një zonë me shumë grumbullime gjatë natës. Nëse nuk kemi disiplinë do rrezikojmë mbylljen”, tha Rakacolli.

Ky vendim vjen vetëm një ditë pasi Gjermani dhe Franca vendosën për karantinë totale. Kujtojmë se kjo fazë e dytë e Covid-19 është shumë agresive.

VERITAS.COM.AL