Kanë dalë në dritë disa detaje të tjera detaje  nga masakra që ndodhi në Elbasan, ku tre persona u vranë me breshëri automatiku. Ngjarja ndodhi  të shtunën në mbrëmje, rreth orës 21:15 në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.

Në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, xhaxha e nip, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia. Burime konfidenciale nga policia bënë me dije për median  se makina ka marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej 34-vjeçari dhe 7 në ndenjësen e pasme ku gjendej turku.

Tre viktimat kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Shqipëri. Po ashtu bëhet e ditur se shtetasi turk jetonte në Rumani, ndërsa Endrit Alibej kishte shumë kohë që nuk ishte kthyer në vendlindjen e tij.

Nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë.

Veritas.com.al/