Dy zjarrfikës dhe një grua spanjolle janë vrarë pas shpërthimit të madh në një furë buke në kryeqytetin Francës, Paris, thonë zyrtarët e policisë.
Shërbimi i emergjencave u përgjigj menjëherë shpërthimit dramatik” menjëherë pas rrjedhjes së gazit , tha Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner.
Dyzeteshtatë persona janë plagosur, 10 prej tyre rëndë, gjatë shpërthimit në Rue de Trévise rreth orës 09:00 (08:00 GMT).
Një protestë e re anti- qeveritare është duke u zhvilluar sot, e shtune, në Paris.
Rreth 80,000 zyrtarë police janë angazhuar të shtunën ndaj protestës së ‘jelekëve të verdhë’, dhe nuk jepen të dhëna se shpërthimi të ketë lidhje me protestën.
Veritas.com.al/