Dominica ka pësuar ‘dëme të gjithanshme’ nga uragani Maria, thotë kryeministri Roosevelt Skerrit. “Ne humbëm gjithçka që mund të blihet dhe shitet me para”, shkroi ai në një postim në Facebook.
Uragani u forcua deri në nivelin ‘katastrofik’, kategori e pestë para se të shkaktonte përmbytje në ishullin e Karaibeve.
Më parë, zoti Skerrit kishte postuar ‘live’ momentin kur çatia e tij ishte kthyer së prapthi, duke thënë se se ishte “komplet në mëshirë të uraganit”.
“Frika ime më e madhe është se do të zgjohemi në mëngjes me plagë të mëdha fizike dhe ndoshta disa vdekje si rezulta i rrëshqitjeve të mundshme të tokës që do të nxiten nga shira të papushueshëm”, shkroi ai pasi u ndje i shpëtuar nga stuhia.
Veritas.com.al/
(FOTO: Kryeministri Roosvelt Skerrit në konferencë per media)